Kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj ka ‘thumbuar’ sërish kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas Veliajt aksioni politik I kreu të PD-së është I lidhur ngusht me interest e tij personale. Në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 10, Veliaj, I cili është edhe drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, tha se ka ardhur koha që çdo demokrat të distancohet nga lidershipi i kësaj partie, i cili nuk përfaqëson më asnjë prej interesave, halleve, shqetësimeve që ata kanë.