Një viktimë dhe dy të plagosur, ky ishte bilanci I një aksidenti rrugor të ndodhur në segmentin Peqin-Elbasan mbrëmjen e kësaj të hëne. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Pazari, ku dy automjete u përplasën mes tyre. Nga goditja e fortë morën plagë të shumta dy shoferët dhe një pasagjere.