Top News – Vdes gazetari investigativ/ U qëllua nëntë ditë më parë në Amsterdam
15/07/2021 18:40

Gazetari investigativ në Holandë, Peter R de Vries, i cili u qëllua dhe u plagos rëndë në qendër të Amsterdamit, nëntë ditë më parë, ka vdekur, njoftuan të enjten të afërmit e tij. Në një deklaratë të lëshuar për mediat thuhet se “Peter luftoi deri në fund, por nuk arriti të fitojë betejën”. De Vries, 64 vjeç, u qëllua në kokë disa minuta pasi doli nga një studio televizive. Ai u qëllua me disa plumba ndërsa po ecte drejt makinës së tij, në Amsterdam. Në të kaluarën, gazetarit i ishte dhënë mbrojtje nga policia, pasi kishte marrë kërcënime, për shkak të përfshirjes në çështje penale si gazetar hulumtues. De Vries kishte punuar për krime të profilit të lartë e madje edhe kishte ndihmuar në zbardhjen e shumë rasteve. Ndërkohë, atentati ndaj tij ndodhi në mesin e një gjykimi të një bosi të dyshuar të Mafias, Ridouan Taghi. Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, tha se vdekja e gazetarit është një “lajm i tmerrshëm dhe shkatërrues”. “Peter ka jetuar me bindjen: ‘Me një gju të përkulur nuk ka asnjë mënyrë të jesh i lirë’. Ngushëllime familjes dhe gjithë gazetarëve!”, shkroi Mijatoviq në Tëitter. Policia në Holandë ka thënë më herët se sulmuesi i dyshuar është një shtetas holandez, 21 vjeç.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10