Operacioni ‘Bregdeti Ynë’, ka vijuar këtë të premte në Spille dhe Golem, të Kavajës, duke liruar hapësirën bregdetare të zaptuar nga çadrat e zhezlongët, të vendosura në mënyrë të paligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille. Si rezultat i këtij operacioni, janë kontrolluar 20 parcela, ku 9 prej tyre janë liruar. Gjithashtu, janë hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë. Ndërsa, dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1mijë e 292 çadra dhe 2 mijë e 584 shezlongë. Ndëkrohë, operacioni vijon të zhvillohet pa probleme.