Top Channel/ SHBA, takime me të gjitha palët! Pret deputetët e rinj nga PS-PD dhe partitë e reja
06/08/2025 22:26

Ndërsa na ndajnë pak javë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, në muajin shtator, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka zhvilluar një takim me disa prej deputetëve të rinj të zgjedhur në parlamentaret e 11 majit. Përfaqësuesit e ambasadës amerikane kanë takuar një grup nga ligjvënësit e rinj, që do të futen për herë të parë në Parlament, në legjislaturën e re. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga ambasada e SHBA në Tiranë, takimi me deputetët e rinj kishte për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që ata përfaqësojnë. “Personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Në takimin me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë ishin deputetët e rinj nga radhët e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e zgjedhur në Tiranë, Ana Nako e Asfloral Haxhiu të zgjedhur në Fier. Nga të zgjedhurit e Partisë Demokratike në takim ishin Besart Xhaferi i Tiranës, Igli Cara e Manjola Luku të Durrësit. Ndërkohë, nga partitë e reja ishte i pranishëm në takimin me përfaqësuesit amerikanë deputeti i ri, Erald Kapri, i zgjedhur nga Partia Mundësia.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16