Top News- Misteri i zhdukjes së ish-zyrtarit të SHIK, Britania rinis kërkimet për gjetjen e tij
06/08/2025 20:59

Policia Metropolitane londineze i është rikthyer kërkimeve për të gjetur një ish zyrtar të shërbimit Informativ Kombëtar, të dënuar në mungesë për zhdukjhen e Remzi Hoxhës. edhe pse kanë kaluar 13 vite, Top Channel ka siguruar apelin e policisë ku I kërkohet publikut të ndihmojë me informacione të cilat to të zbulojnë vendndodhjet e Ilir Kumbaros i cili theu lirinë e dhënë me kusht për t’u zhdukur më psa. Autoritetet kanë shpërndar dhe një foto të ish zyrtarit gjatë kohës kur ai u prangso në shtator të vitit 2008 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. “Ky person sot 70 vjeç, dështoi të paraqitet në 2011 pas një urdhër arresti lëshuar nga Shqipëria për krime që lidhen me rrëmbim dhe torturë personi”, thotë Metropolitan Police. Në dhjetor 2011, ditën kur gjykata londineze do të lexonte vendimin për ta ekstraduar apo jo drejt Shqipërisë, Ilir Kumbaro nuk u paraqit. ende nuk dihet nëse ai ka dalë nga territori I Mbretërisë së Bashkuar apo ende fshihet aty. Në vitin 2012 ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e dënoi në mungesë Ilir Kumbaron me 15 vite për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxhës. Po në këtë gjykatë ,më 16 Tetor 2011 prokuroria tërhoqi akuzat për Arben Sefgjinin ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë dhe për Avdi Koldashin ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit në SHIK, duke i shpallur të pafajshëm. Sipas prokurorisë akuzat ndaj tyre nuk mund të provohen.Ish-kryetari degës në SHIK, Ilir Kumbaro udhëhoqi operacionin e marrjes në pyetje në Vain të Lezhës, të Remzi Hoxhës. Hetimet zbuluan se ai ishte rrëmbyer në Tiranë nga zyrtarët e inteligjencës shqiptare më 21 tetor 1995 në rrugën “Siri Kodra”, afër një magazine që ndodhet tek zona e quajtur “Frigoriferi”. Trupi i tij nuk u gjet asnjëherë. Remzi Hoxha, Zizo Kristopulli dhe Avdyl Loshaj u rrëmbyen nga SHIK nën dyshimin se po koplotonin kundra presidentit të kohës Sali Berisha. shumë prej personave të përfshië në dosje, sipas top Channel kanë ndërruar jetë. të vetmit që kanë dijeni se çfarë ndodhi me Remzi Hoxhën janë ish-presidenti Sali Berisha dhe Arben Sefgjini ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16