Top News -‘Varros idenë e shtetit palestinez’/ Izraeli ndan Jeruzalemin Lindor nga Bregu Perëndimor
14/08/2025 12:55

Ministri i Financave i Izraelit nga e djathta ekstreme, Bezalel Smotrich, i miratoi gjatë natës planet për një vendbanim që do ta ndante Jerusalemin Lindor nga Bregu i pushtuar Perëndimor. Ky vendbanim, sipas zyrës së tij, do ta varrosë idenë e një shteti palestinez. Nuk është ende e qartë nëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e mbështet planin për ta ringjallur skemën e ngrirë shumë kohë më parë, E1, për të cilën palestinezët dhe fuqitë botërore kanë thënë se do ta ndante përfundimisht Bregun Perëndimor në dy pjesë. Në një komunikatë me titull “varrosja e idesë së një shteti palestinez”, zëdhënësi i Smotrichut tha se ministri do të mbajë konferencë për shtyp të enjten rreth planit për t’i ndërtuar 3.401 shtëpi për kolonët izraelitë midis një vendbanimi të tanishëm në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem. Izraeli e kishte ngrirë ndërtimin në atë zonë në vitin 2012 për shkak të kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë dhe fuqitë e tjera botërore që e konsideronin projektin si kërcënim për çdo marrëveshje të ardhshme për paqe me palestinezët. Netanyahu dhe Qeveria e tij nuk e kanë komentuar deri tani këtë plan. Popullariteti i Smotrich ka rënë muajt e fundit, pasi sondazhet tregojnë se partia e tij nuk do ta fitonte asnjë vend nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar i sheh vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe pushtimin ushtarak të rajonit që nga viti 1967 si të paligjshme. Në thelb, projekti E1 do ta ndante Bregun Perëndimor, do ta izolonte Jerusalemin Lindor, që palestinezët e duan si kryeqytetin e tyre të ardhshëm, dhe do ta bënte të pamundur krijimin e një shteti palestinez të pandërprerë. Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re vendosën sanksione në qershor ndaj Smotrich dhe një ministri tjetër të ekstremit të djathtë, pasi ata mbështetin zgjerimin e vendbanimeve, duke i akuzuar të dy për nxitje të përsëritur të dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Britania dhe vende të tjera kanë thënë se Izraeli duhet ta ndalë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06