Top News – Varreza e re masive/ Serbët duan ta kalojnë në heshtje
25/11/2020 12:59

Zyrtarët serbë nuk i kanë kushtuar vëmendje as lajmit për zbulimin e një varreze të re masive në Serbi, ku besohet se gjenden trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Pak më shumë se një jave më parë drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, Arsim Gerxhaliu, deklaroi se në Kizhevak në komunën e Rashkës është gjetur një varrezë masive. Dy ditë më vonë kryetari i komisionit për personat e zhdukur në qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviç, tha se besohet se varri ka 15 deri 17 trupa dhe se identifikimi i tyre do të jetë i mundur pas analizës së ADN-së. Po në të njëjtën ditë departamenti i krimeve të luftës i gjykatës së lartë të Beogradit kërkoi ekshumimin e trupave të gjetur në këtë komunë në Serbinë jugperëndimore. I vetmi përfaqësues i opozitës, i cili foli për këtë çështje, ishte kryetari i Forumit Demokratik Qytetar (GDF), Zoran Vuletiç. Në deklaratën e tij ai kujtoi se varreza masive në Rashkë nuk është e vetmja e gjetur në Serbi: “Varret e fshehura tregojnë papërgjegjësi të vazhdueshme të shtetit dhe bashkëpunim të padyshimtë në krim.” Ndalimi i hyrjes në Kosovë Disa ditë pasi u zbulua varri në Rashkë, u botua lajmi se Aleksandër Vuçiçi ishte ndaluar të hynte në Kosovë. As lidhur me këtë nuk u shpreh asnjë zyrtar serb dhe Presidenca e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së KoSSev për të komentuar këtë lajm. Pyetjes së DW, nëse Vuçiçit ishte ndaluar vërtet hyrja në Kosovë dhe cila ishte arsyeja e këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës iu përgjigj përmes linkut me deklaratën e ministres Meliza Haradinaj-Stublla: “Kërkesa e Vuçiçit, Vulinit, Gjuriçit e Petkoviçit për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve është ofendim më tepër se provokim”, tha Haradinaj-Stublla dhe shtoi se “çdo kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë! ”

Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23