Qeveria në Londër nuk e fsheh shqetesimin për variantin e ri të koronavirusit. Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, varianti i ri i koronavirusit është deri në 70% më infektues se format e tjera te njohura dhe po përhapet me shpejtësi në Londër dhe jugun e Anglisë. Për këtë rajon autoritetet vendosën ndalim qarkullimi dhe udhëtimi.