Top News – Varianti i ri i covidit/ Konfirmohet edhe në SHBA
30/12/2020 12:20

Varianti i ri shumë ngjitës i koronavirusit, i cili për herë të parë është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, është pikasur tani edhe në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Amerikën Latine. Konfirmimet e fundit e çojnë në së paku 20 numrin e vendeve në Evropë, Azi dhe Lindje të Mesme, që kanë raportuar infektime me variantin e ri. Në SHBA, rasti i parë i konfirmuar vjen nga shteti i Kolorados. Ai është një i ri rreth të 20-tave, pa histori udhëtimi – gjë që sugjeron se varianti mund të ketë prani të lartë në komunitet. Zyrtarët shëndetësorë thanë se ata po punojnë për të identifikuar kontaktet e mundshme të variantit të ri. Mutacionet e virusit janë normale dhe shkencëtarët thonë se ky variant nuk besohet të jetë më vdekjeprurës ose të shkaktojë infeksione më të rënda. Po ashtu, nuk pritet që ai të jetë rezistent ndaj vaksinave. Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë, thonë se ky variant është më ngjitës. Për shkak të transmetueshmërisë më të lartë, agjencia shëndetësore e BE-së ka paralajmëruar për rrezikun e më shumë shtrimeve në spitale. Një tjetër variant në Afrikën e Jugut ka shkaktuar tashmë alarm atje dhe po kontribuon në rritjen e rasteve. SHBA ka regjistruar më shumë se 19 milionë infektime dhe mbi 337 mijë viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë në botë. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur rreth 82 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 1.7 milion pacientë kanë vdekur dhe mbi 46 milionë janë shëruar. Në Evropë, Franca kryeson për sa i takon numrit të rasteve, mbi 2.6 milionë, ndërsa Italia për sa i takon numrit të viktimave, mbi 73,000.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06