Masat shtrënguese për shkak të variantit Delta kanë revoltuar shumë austalianët, ku mijëra qytetarë janë ngritur në protestë kundër vendosjes së orës policore në Sidney dhe Melburn. Protestuesit u mblodhën në dy qytetet më të mëdha, Sidney dhe Melburn, aty ku varianti Delta është përhapur më së shumti dhe banorët janë më të rrezikuar për tu infektuar. Njerëzit që u ngritën në protestë për lëhtësimin e masave të vëna nga qeveria për shkak të variantit Delta, kërkuan që kufizimit të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur.