Një ndër kompaniët më të mëdha botërore ka vënë si kusht që punonjësit të mos paraqiten në punë nëse nuk janë të vaksinaur. Bëhet fjalë për kompaninë Google, e cila ka mbi 144 mijë punonjës në mbarë botën. Google pret që brenda pak javësh të gjithë pjesëtarët e stafit të kthehen në kampuse të vaksinuar. Drejtori i Google, Sundar Pichai në një psotim të bërë në blogun e tij, shkroi “Ata që vijnë për të punuar në kampuset e tyre duhet të vaksinohen”. Ai shtoi se procesi për këtë çështje do të ndryshojë sipas kushteve të rajonit, rregulloreve dhe mundësisë së vaksinës.