Top News – Vaksinimi masiv në Ballkan/ Të vetmet që e kanë nisur, Shqipëria e Serbia
02/04/2021 15:23

Në përjashtim të Serbisë dhe Shqipërisë, që kanë filluar vaksinimin masiv të popullatës, shtetet e tjera pothuajse kanë arritur të vaksinojnë vetëm punonjësit shëndetësorë dhe vetëm tani po përgatiten për vaksinim të popullatës. Shumë prej vendeve të rajonit janë duke u përballur aktualisht me vështirësi në furnizimin me vaksina. Serbia ka qenë përpara me këtë process, dhe sot renditet si një ndër vendet më të suksesshme në Europë lidhur me imunizimin e popullatës. Deri tani, ajo është furnizuar me mbi 2,3 milionë doza të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm, ndërsa deri të enjten kishte vaksinuar 1.435.000 persona me dozën e pare. Sekretari shtetëror i ministrisë serbe të Shëndetësisë, Mirsad Xherlek, njoftoi se Serbia gjatë muajit prill do të marrë miliona vaksina nga kompanitë Pfizer, Sputnik V, Sinopharm, si dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur 282 mijë vaksina, duke përfshirë vaksinën kineze Sinovac, vaksinën Astra Zeneca nga mekanizmi COVAX, vaksinën nga kontrata me kompaninë Pfizer dhe vaksinën Sputnik V, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe. Që nga janari, në vendin tonë janë administruar në total 138.846 doza të vaksinave anti covid. Mali i Zi deri më tani është furnizuar me gjithsej 68 mijë vaksina dhe ka administruar 17.700. 78 mijë vaksina ka marrë Maqedonia e Veriut, që ka vaksinuar 7.735 persona, thote agjensia e lajmeve Anadolu. Bosnja siguroi nëpërmjet programit COVAX kanë arritur 23.400 doza të vaksinës BioNTech-Pfizer, dhe 26.400 doza të vaksinës AstraZeneca. Kosova vetëm në 28 mars mori 24 mijë doza të AstraZenecas dhe deri tani, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike atje, ka vaksinuar gati 680 vetë.

Top News- Paqe, me gjak e kosto për Ukrainën/ Zelensky nuk lëshon Donbasin-Mbrojmë territoret
16/12 19:04
Top News- Anija greke e kokainës/ U nis nga Amerika Latine, kapet nga francezët në oqean
16/12 18:52
Top News – SHBA, luftë me kartelet e drogës / Ushtria godet tre anije, vriten tetë narkoterroristë
16/12 17:42
Top News- Sulm masiv terrorist i ISIS në Poloni / Ndalohet plani, shënjestra një treg krishtlindjesh
16/12 15:28
Top News – Videoja prekëse, heronjtë e Sidneit / Çifti përpiqet të ndalë autorin, më pas vriten
16/12 15:27
Top Channel/ Tërheqja e Kushner, Vuçiç: Fitoi Shqipëria, Serbia humbi 750 milionë euro investime!
16/12 15:20
Top Channel/Plumb në shpinë,heroi i Australisë rrezikon të humbasë krahun, mblidhen një milionë USD!
16/12 15:03
Top News – 10 vjeçari qëllohet me thikë / Tmerr në një shkollë në Rusi, autori vetëm 15 vjeç
16/12 15:03
Top News – Nuk ndalet lufta për Krishtlindje / Putin thotë ‘jo’: Synojmë marrëveshje paq
16/12 15:02
Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
Top News – Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë…nuk është ajo në Nju Jork, nuk ka të lënduar
16/12 12:51
Top Channel/ Tre javë protesta, nuk dorëzohen fermerët grekë: Rrezikon ekonomia në prag festash!
16/12 12:11
Top Channel/ Trump, padi BBC-së për shpifje: Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim!
16/12 11:49
Top Channel/Gjermani, raporti: Ballkani Perëndimor është ende në pikë kritike, por Shqipëria lidere!
16/12 11:34
Top Channel/ Samiti i Berlinit, Trump optimist: Kurrë më pranë paqes se tani!
16/12 11:32
Top News – ‘Covidi i lopëve’ ndez Francën / Kaos dhe zemërim në vend, protesta e bllokime rrugësh
16/12 11:05
Top News – Fentanili ‘armë e shkatërrimit në masë’ / Trump: Vret më shumë njerëz se bombat
16/12 11:02
DIGITALB DIGITALB