Nga sot Shqipëria i bashkohet grupit të vendeve që kanë nisur procesin e vaksinimit kundër covid 19. Në një konferencë për shtyp kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, lançuan nisjen e fushatës së vaksinimit ‘Shqipëria buzëqesh’, ku dozat e para janë siguruar nga një vend i Bashkimit Europian që shefi i qeverisë nuk e ka bërë të ditur. Kryeministri Rama, tha se janë 975 doza me të cilat do të nisë procesi i vaksinimit