Top News – Vaksinat e skemës COVAX/ Mbërrijnë edhe në afganistan, tani nis imunizimi
09/03/2021 11:49

Afganistani mori dërgesën e parë të vaksinave kundër koronavirusit, përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. OBSH-ja tha se dërgesa me 468,000 doza është pjesa e parë e afro 3 milionë dozave në total, që pritet t’i jepen falas Afganistanit. Sipas OBSH-së, vaksinat e para për këtë vend u siguruan nga Instituti Serum i AstraZeneca-s, me seli në Mumbai të Indisë. Zyrtarët afganë të shëndetësisë thanë se programi COVAX, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vendet në zhvillim, do të sigurojë vaksina për të mbuluar 20 për qind të popullatës 38-milionëshe të Afganistanit. “Ne duhet t’i përshpejtojmë përpjekjet tona për të siguruar që të gjithë afganët e kualifikuar, vaksinohen dhe mbrohen nga COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusit]”, tha ushtruesi i detyrës së ministrit afgan të Shëndetësisë, Ëahid Majroh. Vaksinimi në Afganistan nisi në fund të shkurtit, me një donacion të vaksinave nga India. Përfaqësues të COVAX-it thanë se Afganistani është vendi i parë në rajon që merr vaksina nga ky program. Afganistani besohet të jetë goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit të kaluar, por testimi i kufizuar dhe kujdesi i dobët shëndetësor i kanë kufizuar kapacitetet e vendit për të ndjekur virusin. Zyrtarisht, Afganistani ka regjistruar vetëm 55,600 raste me koronavirus dhe rreth 2,430 vdekje. Por, një sondazh i Ministrisë së Shëndetësisë, i realizuar në gusht të vitit të kaluar, ka vlerësuar se deri në 10 milionë njerëz - gati një e treta e popullsisë - mund të jenë infektuar me koronavirus.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47