Top News – Vaksinat e COVAX mbërrijnë në prill/ Manastirliu-kemi parapaguar, jemi në grupin e parë
23/01/2021 16:32

Vaksinat e para të Astrazeneca të parapaguara nga qeveria shqiptare përmes mekanizmit Covax, do të mbërrijnë në vendin tonë në 1 prill. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manistirliu përmes një postimi në Twitter. “Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX”, thuhet në postimin Manastirlit. Postimi ministres mori shkas nga një postim i kreut të OBSH-së ku ai konfirmonte faktin se shpërndarja e vaksinave Astrazeneca të Oxfordit sipas listës së emergjencës do të nisë më 1 prill të 2020. Shqipëria ka nisur imunizimin anticovid në 11 janar, me 975 vaksinat e para të mbërritura nga Pfizer në vendin tonë, donacion i një vendi të BE, emri i të cilit nuk është bërë publik, për shkak të kërkesës nga ky shtet. vaksimimi kunër koronavirusit ka nisur me ata që janë në vijën e parë të luftës, me personelin e spitaleve covid. Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen për 500 mijë doza me kompaninë amerikane Pfizer, ku 10 750 të parat duhet të kishin mbërritur këtë javë që po lëmë pas. Por për shkak të ngadalësimit të furnizimit të BE dhe vendeve të tjera jashtë Amerikës nga ana e Pfizer, pritet të mbërrijnë në ditët në vijim. Deri në fund të shkurti, sipas kontratës, nga Pfizer duhet të mbërrijnë në vendin tonë mbi 40 mijë vaksina kundër covid 19.

Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04