Top News – Vaksinat anticovid/ Si po ecën imunizimi në botë…
09/03/2021 12:51

Më shumë se 300 milionë doza të vaksinës anticovid janë administruar në më shumë se 100 vende të botës. Sidoqoftë ka dallime të mëdha për sa i takon progresit në pjesë të ndryshme të botës. Disa vende, kanë siguruar dhe shpërndarë doza në një pjesë të madhe të popullatës së tyre por shumë vende të tjera vazhdojnë të presin që dozat e para të tyre të mbërrijnë. Me qëllimin që ti jepen dozat thuajse cdo të rrituri në botë, ky është edhe programi më i madh i vaksinimit në histori. SHBA dhe kina kanë administruar shifrat më të larta të dozave, 90 dhe 52 milionë në mënyrë respektive. Britania e madhe renditet e treta me më shumë se 23 milionë vaksina. Por ndërsa pjesa dërrmuese e evropës dhe kontinenteve amerikane kanë nisur fushatën, vetëm pak vende afrikane e kanë bërë këtë. Shumë vende të varfra, presin dërgesat e Covax, skemës ndërkombëtare që po përpiqet të sigurojë vaksina për të gjithë në botë. Ghana u bë e para që mori vaksinat e këtij programi dhe Covax planifikon të shpërndajë rreth 2 miliardë vaksina në të gjithë globin deri në fund të vitit, por pjesa më e madhe e vaksinave duan dy doza për një person. Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, është e para e miratuar nga OBSH dhe është ajo që po jepet në pjesën më të madhe të vendeve, por edhe disa vaksina të tjera janë miratuar tashmë. Pjesa më e madhe e qeverive kanë nisur me vaksinimin e mbi 60 vjecarëve, punonjësve të shëndetësisë dhe personave klinikisht vulnerabël. Në vende si izraeli dhe britania e madhe, ka shenja premtuese se vaksinat po reduktojnë shtrimet në spital dhe viktimat, si edhe transmetimet në komunitet. Në të gjithë botën më shumë se 200 vaksina kandidate vijojnë të testohen për efikasitetin dhe sigurinë.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47