Top News – Vaksina ruse, një sukses/ Do përdoret edhe nga Astra Zeneca
11/12/2020 16:06

Kompania farmaceutike nga Britania e Madhe, AstraZeneca do ta kombinojë vaksinën e saj kundër koronavirusit me atë të Rusisë, Sputnik V; lajmin e dha ajo vetë si dhe disa zyrtarë rusë. AstraZeneca tha se vaksina ruse do të përdoret në provat e mëtejme klinike, të cilat pritet të nisin në fund të këtij viti. “Njoftojmë se do të nisim një program të testeve klinike për të vlerësuar sigurinë dhe imunitetin që prodhon kombinimi i vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it dhe asaj Sputnik V, Që është prodhuar nga instituti rus për hulumtime, Gamaleya”, njoftoi vetë AstraZeneca. Kirill Dmitriev, kreu i Fondit për Investimeve Direkte që do të financojë këto studime, u shpreh se Moska është e përkushtuar për prodhimin e një vaksine, që do të dilte përmes kombinimit të vaksinës me kompaninë AstraZeneca. Ai tha se prodhimi i kësaj vaksine do të nisë, pasi provat klinike të dëshmojnë për efikasitetin e vaksinës. Shkencëtarët rusë kanë sugjeruar se kombinimi i vaksinës së AstraZenecës dhe Sputnik V do të rrisë efikasitetin. Në muajin nëntor, kompania britanike njoftoi se nga testet e kryera prej saj rezulton që vaksina e prodhuar në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it mund të ketë efikasitet deri në 90 për qind për ta luftuar koronavirusin e ri. Por, ekspertët ngritën shqetësimet e tyre lidhur me këtë shifër, pasi nga të dhënat e publikuara, në disa grupe njerëzish gjatë provave për vaksinën, kjo e fundit u pa të kishte efikasitet vetëm 62 përqind. Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që ka nisur administrimin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech kundër koronavirusit. Grupet e para që po marrin këtë vaksinë janë të moshuarit dhe punëtorët shëndetësorë.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB