Top News – Vaksina po vjen! SHBA: Duhet vijuar me masat
30/11/2020 12:00

Dy ekspertë të lartë të Shteteve të Bashkuara për koronavirusin siguruan amerikanët se vaksinat kundër pandemisë së shpejti do të bëhen të disponueshme, por paralajmëruan që mosmarrja e masave paraprake kundër përhapjes së virusit para asaj kohe mund të jetë me pasoja katastrofike. “Mendoj se do të kemi vaksina të mjaftueshme deri në fund të vitit për të imunizuar 20 milion amerikanë. Por populli amerikan duhet të bëjë atë që duhet derisa ajo vaksinë të jetë e shpërndarë gjerësisht”, tha për CNN Admirali Brett Giroir, kreu i testimeve për virusin në Shtëpinë e Bardhë. Ai i cilësoi dy vaksina të mundshme, të cilat tani janë nën shqyrtimin e Administratës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat, si “shpëtimtare për jetën”, duke shtuar se “kjo i jep fund pandemisë”. Ndërsa Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor për sëmundjet infektive në vend, tha se “ndihma po vjen” dhe se sasia fillestare e vaksinave mund të jetë e disponueshme nga mesi i dhjetorit. Dr. Fauci tha se ekspertët e shëndetit “e kuptojnë lodhjen” e amerikanëve me masat për parandalimin e ekspozimit ndaj virusit. Por ai tha se mbajtja e maskave mbrojtëse dhe respektimi i distancimit fizik “kanë efekt”. Miliona amerikanë kufizuan grumbullimet e tyre tradicionale familjare për festën vjetore të Falënderimeve të enjten e kaluar, megjithatë miliona të tjerë injoruan paralajmërimet e ekspertëve të kujdesit shëndetësor kundër udhëtimeve për të vizituar të afërmit.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB