Top News – Vaksina e Oksfordit/ Suksesi u arrit falë një gabimi
24/11/2020 12:11

Një gabim dozimi nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit dhe Astra Zeneca-s duket se shtoi se shtoi shanset e suksesit të vaksinës së saj, sepse çoi në një rritje të efektivitetit ndaj koronavirusit. Kreu i kërkimit të AstraZeneca-s, Mene Pangalos foli për një aksident fatlum. Sipas tij, vullnetarët pjesëmarrës në studimin që u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut, pritej të merrnin dy doza të plota të vaksinës. Një grupi tjetër iu dha Placebo, apo vaksinë e rreme. Në fund, rezultatet e të dy grupeve verifikohen për të parë ndryshimin. Por kur vullnetarët e grupit të vaksinës raportuan efekte shumë më të lehta nga sa pritej si pak lodhje, ndonjë dhimbje koke e krahu, u zbulua se atyre u ishte dhënë padashje gjysma e dozës. Sipas Pangalos, verifikimet treguan se pikërisht te personat që merrnin gjysmë doze fillimisht dhe një dozë të plotë një javë më vonë, vaksina funksiononte në masën 90%. Ndërsa tek ata që merrnin dy doza të plota, efikasiteti ishte vetëm 62%. Shpjegimi është se vaksina përdor një adenovirus të padëmshëm për të përcjellë material gjenetik që e mashtron trupin e njeriut, duke e nxituar të prodhojë proteina të njohura si antigjene që gjenden normalisht në sipërfaqen e koronavirusit, çka ndihmon sistemin imunitar të reagojë. Me sa duket, një gjysmë doze në fillim jep alarmin dhe nxit përgatitjen e trupit, ndërsa doza e plotë më vonë bën që sistemi imunitar të vihet në punë me të gjithë forcën.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB