Një gjyshe në britaninë e madhe u bë personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer/Biontech, në kuadër të programit masiv të vaksinimit të nisur në vend. Margaret Keenan, që mbush 91 vjec javën e ardhshme, tha se ajo ishte dhurata më e mirë e ditëlindjes, që ka marrë ndonjëherë. Ajo e mori injeksionin e vaksinës në orën 6.31 minuta, të parën nga 800 mijë dozat që do të injektohen në javët në vijim.