Top News – Vajza e sundimtarit të Dubait/ Videoja e fshehtë: Babai po më mban peng
16/02/2021 20:53

Vajza e sundimtarit të Dubait, që u përpoq të arratisej nga vendi në 2018, më pas i dërgoi një video mesazh sekret miqve të saj, duke akuzuar të atin se po e mban peng dhe se ajo ka frikë edhe për jetën. Në pamjet e siguruara nga BBC Panorama, Princesha Latifa al Maktoum, thotë se komandot e kishin droguar atë ndërsa ajo u përpoq të largohej me anije dhe e kishin kthyer pas atë në burg. Mesazhet e saj sekrete janë ndalur tani dhe miqtë, i kërkojnë Kombeve të Bashkuara të ndërhyjnë. Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë më herët se ajo është e sigurt, në kujdesin e familjes së saj. Një ish e dërguar e kombeve të bashkuara, Mary Robinson, që e kishte cilësuar Latifën si një të re me probleme, pasi e kishte takuar në 2018, thotë tani se ajo ishte keqinformuar në mënyrë të tmerrshme nga familja e princeshës. Ish komisionerja e lartë e kombeve të bashkuara për të drejtat e njeriut dhe presidente e irlandës, i është bashkuar tani thirrjeve për ndërhyrje ndërkombëtare për të përcaktuar gjendjen aktuale të princeshë Latifës dhe vendndodhjen e saj. “Unë vazhdoj të jem e shqetësuar për Latifën. Gjërat kanë ecur përpara dhe unë mendoj se duhet hetuar”, thotë ajo. Babai i Latifës, Sheiku Mohammed Bin Rashid al Maktoum, është një nga shefat e shteteve më të pasur në botë, sundimtar i dubait dhe zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe. Videot ishin regjistruar gjatë disa muajve, në një telefon që Latifa e kishte siguruar fshehtazi, rreth një vit pas kapjes së saj dhe kthimit në Dubai. Ajo i regjistroi ato në një tualet pasi ai kishte të vetmen derë që ajo mund ta mbyllte. Rrëfimet e saj iu dërguan BBC nga një mike e ngushtë e saj, një kushëri nga ana e të ëmës dhe një aktivist, që qëndrojnë pas një fushate që kërkon lirimin e saj. Ata thonë se e kanë marrë vendimin e vështirë për publikimin e videove, për shkak të shqetësimit për sigurinë e saj. Sipas tyre, ajo mbahej në një vilë në dubai, ku dritaret ishin me kangjella dhe ruhej nga policë.

Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
DIGITALB DIGITALB