Pjesë e programit Big Brother Vip, balerini i njohur Ilir Shaqiri, është parë ta vuajë jo pak distancën nga bashkëshortja dhe vajza e tij. E për më tepër, në një ditë të shënuar, si ditëlindja e të bijës. Ndaj, ai ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të uruar vazjën tij të adhuruar, Emily. U ngrit herët në mëngjes një ditë më parë dhe me carcafë, peshqirë, karamele dhe sende të tjera, shkroi emrin e të bijës në tokë. E nën të edhe një zemër të madhe, që dukej shumë bukur e parë nga lart. Për të realizuar këtë urim të vecantë, balerini shqiptar pati edhe ndihmën e banorit tjetër të Big Brother Vip, Kledit.