Rikthimi I ushtrisë në Kosovë ishte një paralajmërim I Vuçiç që u publikua nga mediet serbe, ndonëse ky I fundit më pas u tërhoq, duke e argumentuar se do të duhej të përballej edhe me forcat e NATO-s në misionin e KFOR. Por së fundmi paralajmërimin apo dëshirën e Vuçiç për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, e mbështet edhe Rusia e Vladimir Putin.