Jo vetëm civilët, por tashmë ushtria ruse nuk kursen as edhe mediat, të cilat janë në përpjekje të vazhdueshme për të transmetuar për publikun e gjerë atë që po ndodh në Ukrainë. Teksa një grup xhirimi i medies ndërkombëtare Sky News po raportonte live nga Ukraina, një grup ushtarësh rusë kanë hapur zjarr mbi ta duke lënë të plagosur një prej gazetarëve.