Top News – Ushtria ruse jo aq e fortë sa thuhet! Flasin kinezët e kapur në Ukrainë: Na gënjyen
15/04/2025 15:27

Dy ushtarët kinezë të kapur rob nga Ukraina ndërsa luftonin për llogarinë e rusisë, pretendojnë se ishin "ushqyer me gënjeshtra" për fuqinë e forcave të Vladimir Putinit. Ëang Guangjun dhe Zhang Renbo ishin shtetasit e parë kinezë që u kapën ndërsa luftonin në Ukrainë, disa javë më parë, dhe që atëherë ata kanë zbuluar të vërteta të sikletshme për ushtrinë ruse. Të veshur me uniforma ushtarake dhe të prangosur, të dy ata zbuluan në një konferencë në Ukrainë se Rusia "i kishte ushqyer me gënjeshtra dhe se gjithcka që u ishte thënë ishte e pavërtetë”. Dy shtetasit kinezë madje thonë se "Rusia nuk është aq e fortë sa pretendojnë ata dhe Ukraina nuk është aq e prapambetur sa thonë ata". Presidenti i Ukrainës Zelensky fillimisht kishte kërkuar nga Pekini të shpjegonte pse ushtarët kinezë po luftonin për Rusinë. Por Ëang dhe Zhang sqaruan se ata nuk luftonin në emër të Kinës dhe as nuk kishin lidhje me autoritetet shtetërore kineze. Në vend të kësaj, Ëang zbuloi se ai ishte rekrutuar në mënyrë të çuditshme përmes një reklame në TikTok. Zelensky ka pohuar më parë se Rusia po kërkonte të rekrutonte luftëtarë kinezë duke reklamuar hapur në TikTok dhe rrjete të tjera sociale kineze. Pasi humbi punën verën e kaluar, Ëang u bashkua me trupat ruse pasi një rekrutues i tha atij se mund të fitonte deri në 3 mijë dollarë ose 250,000 rubla ruse, në muaj. Udhëtimi për në rusi ishte i paguar dhe në mbërritje iu dhanë edhe dokumentet e nevojshme për të hyrë në ushtri. Por pagesa e premtuar nuk iku dha kurrë dhe rusët i kishin marrë kartën bankare dhe telefonin. E njëjta histori u dha edhe nga ushtari tjetër i kapur rob. Të dy ata u kapën në donetsk nga forcat ukrainase, pak pasi kishin mbërritur në vijën e frontit. Zelenski tha javën e kaluar se kishte të paktën 155 shtetas kinezë që luftonin për Rusinë. Kina ka mohuar që disa nga qytetarët e saj i janë bashkuar ushtrisë ruse dhe ka lëshilluar shtetasit që "të shmangin pjesëmarrjen në operacionet ushtarake të ndonjë pale tjetër", duke nënvizuar se ajo është një "mbështetëse e vendosur" e paqes në Ukrainë.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57