Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07/2025 15:32

Papa lëshoi një paralajmërim për klimën, pikërisht në këto ditë gjatë të cilave evropa por edhe pjesë të tjera të botës po përvëlohen nën temperatura të larta. "Në pjesë të ndryshme të botës tani shihet qartë se Toka jonë po shkon drejt rrënimit", tha Papa. "Kudo padrejtësia, shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të popujve, pabarazitë dhe lakmia nga e cila të gjitha këto lindin, prodhojnë shpyllëzim, ndotje, humbje të biodiversitetit. Fenomenet ekstreme të motit, të shkaktuara nga ndryshimet e klimës që vijnë nga dora e njeriut, po rriten në intensitet dhe frekuencë, pa marrë parasysh efektet afatmesme dhe afatgjata të shkatërrimit njerëzor dhe ekologjik të shkaktuar nga konfliktet e armatosura", shtoi ai. Për Papa Leon e XIV, njerëzit nuk po ndërgjegjësohen se shkatërrimi i natyrës nuk i prek të gjithë në të njëjtën mënyrë. Shkelja e drejtësisë dhe paqes, sipas tij, do të thotë goditja e rëndë e më të varfërve, të margjinalizuarve dhe të përjashtuarve. Dhe kjo, sipas atit të shenjtë, nuk është e gjitha: vetë natyra nganjëherë bëhet mjet shkëmbimi, një mall për t’u negociuar për të përfituar avantazhe ekonomike ose politike. Në këto dinamika, tha papa, krijimi shndërrohet në një fushë beteje për kontrollin e burimeve jetësore, cka e kemi parë në zonat bujqësore dhe pyjet që janë bërë të rrezikshme për shkak të minierave, në politikën e ‘tokës së djegur’, konfliktet për burimet e ujit, shpërndarjen e pabarabartë të lëndëve të para, penalizimin e popullatave më të dobëta dhe minimin e vetë stabilitetit shoqëror”.

Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09