Top News – Ushtria ruse, e jashtëzakonshme / Por si e përballon ajo motin e ngrohtë…?
08/02/2022 12:00

Edhe në shekullin e 21, lufta preket nga moti dhe moti mund të bëhet një faktor në rast të një ofensive ruse në Ukrainë. Pyetja që dëgjohet nga ukrainasit shpesh, e ndoshta edhe nga gjeneralët rusë, është: A ka ardhur Rasputitsa më herët? Rasputitsa është termi për baltën e pranverës, kur udhëtimet në rrugët e rusisë dhe ukrainës bëhen më të vështira. Zakonisht, pasojat e saj ndjehen më shumë në mars, kur bora nis të shkrijë. Por ky dimër, ka qenë si jo zakonisht i butë në Ukrainë. E ndërsa shumëkush pret të bjerë borë, këto ditë, në shumë rajone ka rënë shi. Disa rrugë janë të rrethuara me borë por ajo po hollohet gjithnjë e më shumë si pasojë e motit më të ngrohtë se zakonisht. Analistët ushtarakë po debatojnë ndërkohë nëse një vazhdim i dimrit të butë mund të prekë planet për një ofensivë. Kremlini ka mohuar se do të sulmojë ukrainën, por më shumë se 100 mijë trupa i ka mbledhur në kufijtë e saj, bashkë me armatime të rënda, tanke dhe raketa balistike. Imazhet në mediat sociale, nga disa zona ku janë vendosur forcat ruse, të postuara shpesh nga vetë ushtarët, tregojnë terren të butë dhe të lagësht, e plot baltë. Të dhënat nga copernicus, programi i vëzhgimit të tokës i BE, tregojnë se pjesa më e madhe e evropës lindore është mbi temperaturat normale të janarit. Ukraina po ahstu e kjo ka bërë që toka atje të jetë më e lagësht se normalja. Dhe kjo do të thotë më pak acar e më shumë baltë. E nëse temperaturat bien putin dhe trupat e tij do ta kishin më të vështirë një sulm. Në fund të janarit, pentagoni, tha se kur Ukraina të ngrijë, Putin do të kishte kushtet optimale për të nisur një ofensivë. Tanket ruse, që janë mbledhur afër kufirit të ukrainës, lëvizin më mirë në terrene të ngrira, por sidoqoftë, disa ekspertë mendojnë, se moti, pavarësisht se është një faktor i rëndësishëm, nuk është vendimtar, pasi ushtria ruse po përmirësohet shpejt.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25