Rajoni i Donbasit është kthyer në fushëbetejën kryesore në Ukrainë pasi Rusia e ka bërë të qartë se kërkon të marrë nën kontroll të gjithë rajonin. Sipas informacioneve të inteligjencës perëndimore operacionet në terren po udhëhiqen tanimë nga grupi privat militar, grupi Ëagner i cili ka marrë de facto komandën në disa zona të Ukrainës Lindore. Sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia po përdor kompaninë private ushtarake për të forcuar forcat e vijës së pare të betejës pas dështimeve të njëpasnjëshme të ushtrisë ruse. Ëagner, i njohur ndryshe si ushtria personale e Putin, ka luajtur një rol qendror në betejat e fundit, duke përfshirë kapjen e Lisitsanskut.