Inteligjenca ushtarake britanike thotë se 1000 mercenarë nga kompania ushtarake private ruse, “Wagner Group”, janë duke u vendosur në Ukrainën lindore. Grupi, i quajtur shpesh si ushtria personale e Putin, ka qenë aktiv gjatë tetë viteve të fundit në Ukrainë, Siri e vendet afrikane dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.