Top News/ Ushtria e traktorëve në portat e Romës / Fermerët ‘thyejnë’ BE, Von der Leyen bën lëshime
06/02/2024 14:51

Dhjetëra fermerë italianë me traktorë, nisën të mblidheshin që nga e hëna në portat e romës, duke u përgatitur për një protestë të madhe që ka si qëllim ti bëjë presion qeverisë që të përmirësojë kushtet e tyre të punës. Rreth 50 traktorë nga Toskana iu drejtuan rrugës Nomentana, një rrugë hyrjeje për në qendër të romës. “Do të marshojmë deri para parlamentit, të enjten ose të premten, me traktorët tanë”, thotë një fermer nga toskana. Rreth 200 traktorë të tjerë ndërkohë u mblodhën edhe në një autostradë në torino. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, tha se zemërimi i fermerëve vinte nga tranzicioni ambjentalist, që ajo thotë se ka prekur jetët e tyre. Liderja e të djathtës ekstreme kritikon rregullisht rregulloret e BE-së duke i quajtur ato edhe sulm ndaj interesave bujqësore të Italisë. Por, ajo sidoqoftë ka pranuar se ndihmat e BE-së për sektorin italian të bujqësisë janë rritur nga 5 në 8 miliardë euro pas rinegocimeve të fundit. Italia është vetëm një prej vendeve të evropës ku fermerët po protestojnë prej javësh duke kërkuar taksa më të ulëta për karburantin, cmime më të mira për produktet e tyre dhe një zbutje të rregulloreve të BE-së për ambjentin që ata thonë se e bën më të vështirë konkurencën përballë produkteve të huaja, më të lira. Javën e kaluar, 1300 traktorë u mblodhën rreth zonës ku po mbahej një samit i BE-së në Bruksel. Protesta të ngjashme janë zhvilluar ehde në francë e holandë. E në një situatë të tillë, shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, rekomandoi të martën që blloku të hedhë poshtë planin për të ndaluar përdorimin e pesticideve në bujqësi, si një lëshim ndaj fermerëve protestues. Propozimi fillestar, në kuadër të tranzicionit të gjelbër të bllokut, është bërë simbol polarizimi – tha ajo. Por përdorimi i pesticideve është vetëm një prej elementëve që kanë shtyrë fermerët evropianë të protestojnë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50