Oficerët ushtarakë amerikanë vëzhguan lojërat e përbashkëta të luftës mes Rusisë dhe Bjellorusisë të hënën dhe Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin, u tha se mund të vëzhgonin "gjithcka që ka interes për ta". Rusia dhe Bjellorusia nisën stërvitjen "Zapad-2025" të premten, në një kohë tensionesh të larta me NATO-n, dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që kaluan në hapësirën e saj ajrore.