Në tre muajt e fundit, ritmet e rritjes së çmimeve sipas të dhënave të INSTAT janë frenuar, por shqetësuese mbetet fakti që çmimet e ushqimeve vijojnë të rriten dyfish më shumë se mesatarja e totalit të inflacionit. INSTAT raporton se inflacioni për muajin shkurt ishte 7.1 për qind. 7.2 për qind u regjistrua në janar dhe në dhjetor 2022 7.4 për qind.