Në ditën e lindjes së Jezu Krishtit, mesazhet e politikës shkuan në drejtim të jetës, dritës, paqes dhe shpresës. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte afër besimtarëve katolikë dhe ortodoksë të Tiranës, nga ku u shpreh se në këtë ditë reflektimi duhet të lutemi për më shumë paqe, begati dhe prosperitet për të gjithë kombin.