Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar nga jashtë. Rregullat për emigrantët nga vendet jo anëtare të BE-së po ndryshojnë hap pas hapi dhe me shpejtësi. Dojçe Vele thotë se punëdhënësve gjermanë u mungojnë qindra mijëra punëtorë në sektorë jetikë, duke nisur nga teknologjia e informacionit, si dhe në infermieri, në zeje, logjistikë dhe shumë sektorë të tjerë.