Autoritetet izraelite kanë dhënë një urdhër evakuimi për një spital në Gaza pak para nisjes së pushtimit tokësor. Organizata humanitare Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, tha në veçanti se ushtria izraelite po kërkon evakuimin e spitalit Al-Quds. “Ne po përballemi me një kërcënim të menjëhershëm. Spitali strehon mbi 400 pacientë dhe rreth 12,000 civilë të zhvendosur”, tha ndër të tjera organizata humanitare palestineze, duke komentuar urdhrin e ushtrisë izraelite.