Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës rinisi kalimi i personave dhe mjeteve pas bllokimit që u bë rreth orës 11 00 të paradites së kësaj të diele, kur u plotësua kuota ditore e 750 personave të lejuar sic e kishin përcaktuar rregullat e reja të vendosura nga shteti grek. Mbylja e traut nga pala greke krijoi tension në anen shqiptare te kufirit, ku emigrantët prej orësh prisnin kalimin në tokën greke