Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënve ka kritikuar dhe më pas urdhëruar Europolin që të fshijë informacionet për personat të cilët nuk kanë lidhje me krimet. Kjo sipas këtij institucioni për faktin se ruajtja e tyre përbën rrezik për të drejtat themelore të individëve. Dy vite më parë, ky mbikëqyrës e kishte qortuar sërish Europolin për diçka të tillë.