Top News – Ulen ndjeshëm infektimet/ 285 raste të reja me covid dhe 6 viktima në 24 orë
29/03/2021 20:56

Kanë pësuar rënie të ndjeshme rastet e infektimeve të reja me coronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi të hënën për 285 raste të reja me Covid 19, si rezultat i 1893 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar. Kjo është shifra më e ulët e infektimeve përgjatë 3-4 muajve të fundit, kur kurba e të prekurve ka pësuar vetëm rritje, duke kulmuar gjatë muajit shkurt kur arriti pikun dhe rastet ditore ishin mbi 1000. Gjithësesi siç mund të viteh re i ulët ka qenë edhe numri i testimeve në këto 24 orë. Edhe Tirana që ka numrin më të lartë të infektimeve si rrallë ndonjëherë ka shënuar pak raste, 67, 21 janë shënuar në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë dhe më pak raste në bashkitë e tjera të vendit. Në 24 orët e funDit, i ulët ka qenë edhe numri i viktimave, janë 6 persona që kanë humbur jetën pasi ishin prekur me koronavirus dhe ishin duke u trajtuar në spitalet covid , 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë Nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç. Pas këtyre viktimave numri i jetëve të humbura që nga filllimi i pandemisë ka shkuar në 2216. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90, 024 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i rasteve aktive është 32 179. Në total numri i rasteve pozitivb në vendin tonë ka arritur në 124 419 persona. Ministria e Shwndetësisë u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangja e grumbullimeve, ruatja e distancimit fizik si dhe vetëizomi në rastet kur dyshojnë se janë prekur nga infeksioni.

Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44