Top News – Ulen infektimet, 764 raste të reja/ 20 viktima në 24 orë, 659 të shtruar në spitale
01/03/2021 19:21

Të dhënat ditore të ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar një rënie të numrit të infektimeve të reja 764 raste. Por kjo shifër më ulet në krahasim me ditët e kaluara, lidhet edhe me numrin më të ulet të testimeve të kryera, ku janë testuar 2714 persona të dyshuar për covid 19. Edhe më këto të dhëna, tirana vijon të qëndrojë në krye të listës së të infektuarve duke mbetur edhe vatra kryesore në vend me 310 raste në, 35 raste janë shënuar në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh dhe më pak raste në bashkitë e tjera të vendit. Por edhe kjo e hënë ka shënuar një bilanc të zi në humbjet e jeteve, ku raportohen 20 viktima. Me këto të dhëna numri zyrtar i viktimave në thuajse një vit pandemi ka shkuar në 1816. I lartë vijon të mbetet edhe numri i të shtuarve në 4 spitalet covid dhe në 3 spitalet rajonale, ku janë duke u trajtuar 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë, numri i rasteve aktive në vend mbetet i lartë dhe janë përkatësisht 35 702 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 107 931persona. Ndërkaq sa i takon procesit të vaksinimit konfirmohet se gjatë së hënës janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16