Ukraina vijoi me kundërofensivën gjatë fundjavës ne tri drejtime në territoret që ndodhen nën pushtimin e Rusisë. Ministria e Mbrojtjes në Kiev konfirmoi se forcat kanë avancuar në tre drejtime dhe përkatësisht në Bakhmut, Donjetsk Oblast dhe Zaporizhia Oblast. Avancimi më i madh i trupave është bërë në perëndim të Donjetsk dhe Zaporizhias ku forcat kanë depërtuar 300 deri në 1500 metra.