Ukraina do të rrisë forcat e saj të armatosura edhe me 100 mijë ushtarë të rinj gjatë tre viteve në vijim, tha presidenti Volodimir Zelenski në parlament të martën. Zelenski po ashtu nënvizoi se ekonomia e Ukrainës po stabilizohet dhe i kërkoi ligjvënësve të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos ndezin panik në lidhje me kërcënimin e një ofensive ushtarake ruse. Ai shpreson ndërkohë se data për një raund të ri bisedimesh paqeje me rusinë, francën dhe gjermaninë, do të përcaktohet shpejt.