Nacionalistët që hynë në rajonin rus të Belgorodit, nga Ukraina, janë bllokuar dhe mundur. Vetë ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu e bëri njoftimin të martën, duke nënvizuar se më shumë se 70 terroristë janë eleminuar ndërsa pjesa tjetër janë kthyer pas në territor ukrainas. Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, ndërhyrja në rajonin rus të belgorodit është bërë nga një formacion nacionalist ukrainas, si akt terrorist pas disfatës së pësuar në Bakhmut. Vetë Kievi mohoi më herët cdo përgjegjësi dhe tha se qytetarë rusë nga dy grupe paraushtarake qëndrojnë pas aksionit.