Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04/2026 19:58

Tranziti i anijeve cisternë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është pezulluar pas sulmeve izraelite në Liban, raporton agjencia iraniane Fars, e lidhur me Forcat e Gardës Revolucionare. Disa anije kanë bërë tashmë kalimet e tyre të para, por situata mbetet e tensionuar. “Vëmendje të gjitha anijeve. Vëmendje të gjitha anijeve. Vëmendje të gjitha anijeve në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit. Kjo është Stacioni Detar i IRGC-së. Tranziti nëpër Ngushticën e Hormuzit mbetet i mbyllur dhe ju nevojitet leje nga IRGC-ja përpara se të lundroni nëpër ngushticë. Çdo anije që përpiqet të udhëtojë në det do të shënjestrohet dhe do të shkatërrohet”, thuhet në njoftim. Sipas Axios, që citon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Libani nuk përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka rënë dakord të zgjasë afatin për ultimatumin e tij ndaj Iranit me dy javë. Ndërprerja e bombardimeve është “me kusht që Republika Islamike të japë pëlqimin për hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit”, sipas deklaratës së tij. Teherani ka pranuar propozimin amerikan, duke e cilësuar këtë një “tërheqje poshtëruese”. Ndërkohë, sulmet izraelite ndaj Libanit vazhdojnë me intensitet të lartë; rreth 160 bomba shpërthyen në dhjetë minuta, duke përfshirë edhe goditjen e një automjeti italian të UNIFIL-it.

Top Channel/Spanjë, opozita bllokon qeverinë/ Lufta politike lë në rrugë 1000 fëmijë marokenë
06/08 23:14
Top Channel/ OKB thirrje Moskës e Kievit/ Guterres: Ndalni sulmet me raketa e dronë
06/08 23:10
Top Channel/ Trump mohon mungesën e armëve/ Paralajmëron dënime për ata që zbuluan të dhënat
06/08 23:09
Top News – Irani, ligj të ri për Ngushticën e Hormuzit. Gjoba për anije të vendeve ‘armiqësore’
06/08 22:29
Top News – Trump mohon mungesën e municioneve/ Kërcënon me burg për rrjedhjet e informacionit
06/08 22:14
Top Channel/ Trump ndez garën për 2028! Zbulohen planet e tij për pasardhësin në Shtëpinë e Bardhë
06/08 21:44
Top Channel/ “Nuk e vrava unë”, ekzekutoi 38-vjeçaren në Athinë, zbulohet detaji tronditës
06/08 21:29
Top Channel/ 38-vjeçarja shtatzënë bie nga kati i 9-të, mjekët bëjnë mrekulli, shpëtojnë foshnjën
06/08 21:01
Top Channel/ “Të dënohen me burg,” Trump mohon krizën e municioneve dhe paralajmëron ndëshkime
06/08 20:46
Top Channel/ U besuan “punonjësve të sigurisë”, por humbën gjithçka! Ja si u vodhën 1.1 milion euro
06/08 20:38
Top News – Ukraina nuk rrëzon dot asnjë raketë ruse / NATO në alarm, kërkon Patriotë me urgjencë
06/08 15:32
Top News – Raketa balistike drejt Japonisë… / Koreja e Veriut ‘paralajmëron’ kundër militarizimit
06/08 15:29
Top News – Dron me eksploziv afër avionit me armë, Gjermania në alarm: Nivel i ri rreziku nga Rusia
06/08 15:14
Top News – Ballkani në flakë, i nxehti arrin kulmin / Zjarrfikësit ‘luftojnë’ në Serbi, edhe viktima
06/08 15:13
Top News – Italia e gjitha në alarm të kuq / Çmenden termometrat, vjen vala e katërt e nxehtësisë
06/08 15:12
Top News – Dronë ukrainas kundër Baltikut / Lituania ‘zbulon’ strategjinë e re të Rusisë
06/08 15:11
Top Channel/ Anglia, sanksione të reja Rusisë/ Mes objektivave të ndëshkuar janë edhe 6 banka
06/08 14:58
Top Channel/ Ukraina godet dy rafineri ruse/ Sulmi pas ofensivës së Moskës me 17 viktima në Kiev
06/08 14:56
Top News – Trump ‘sherr me Hegseth’ për raketat: ‘Mendova se problemi është zgjidhur’
06/08 14:52
Top News – Irani drejton raketat nga shtetet e Gjirit / Kërcënon t’i godasë nëse SHBA sulmon sërish
06/08 13:13