Forcat e operacioneve speciale në Ukrainë, treguan një ditë më parë forcën vdekjeprurëse të dronëve të rinj që ato i kanë quajtur “Ndëshkues”. Dhjetëra mjete të tilla, të pakapshme, janë në pritje për pushtuesit rusë pasi prej gjashtë vitesh janë projektuar dhe ndërtuar nga inxhinierët ushtarakë.