Kryeministri britanik Boris Johnson do të premtojë se do të mbrojë sovranitetin e Ukrainës në vizitën e tij në Kiev si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të ndaluar një pushtim të mundshëm rus, që moska thotë se nuk po e planifikon. Kjo vjen ndërsa SHBA tha se është në diskutime aktive me aleatët për dislokimin e trupave amerikane në skajet lindore të NATO-s, përvec 8500 forcave që ka vendosur në gatishmëri, javën e shkuar.