Top News/ Ukraina nuk mund t’ia dalë e vetme! Gjenerali amerikan paralajmëron:I kanë mbetur pak javë
11/04/2024 11:29

Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë, teksa një paketë masive e ndihmës vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. Ndihma është bllokuar prej disa republikanëve konservatorë, të cilët besojnë se çështjet e brendshme në SHBA duhet të kenë prioritet. Gjenerali Cavoli, komandant i Komandës amerikane në Evropë, i ka thënë Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbime të Armatosura, më 10 prill, se përkeqësimi i situatës në Ukrainë “nuk duhet nënvlerësuar” pasi trupat ushtarake në fushëbetejë kanë mbetur pa municion, si dhe kapacitetet për mbrojtje ajrore janë çdo herë e më të zbehta. “Ukraina nuk mund t’ia dalë vetë. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë dhe partnerët duhet të vazhdojnë të dërgojnë në Ukrainë municione dhe armë”, ka thënë Cavoli. Trupat ukrainase janë duke racionalizuar përdorimin e municionit teksa forcat ruse e kanë rritur shkallën e ofensivës, ka thënë ai para Komitetit amerikan. Ai ka thënë se Rusia do të ketë prioritet 10-1 kundër Ukrainës, brenda javësh. “Nuk po flasim për muaj. Nuk po flasim në mënyrë hipotetike. Po flasim për javë”, ka thënë Cavoli. Më herët gjatë kësaj jave, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, ka paralajmëruar se pozicioni ushtarak i Ukrainës është duke u dobësuar për shkak të mungesës së municionit dhe armëve, sidomos ato për mbrojtje ajrore, për shkak të bllokimit të ndihmës amerikane. Cavoli ka theksuar se kontributi amerikan është jetik, sidomos municionet dhe raketat, të cilat, sipas tij, janë elemente kritike në luftë. “Vrasësja më e madhe në fushëbetejë është artileria... nëse Ukraina mbetet pa të, do të mbetet sepse ne i kemi ndalur ndihmat”, ka thënë Cavoli.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB