Ukrainasit kanë shpalosur një flamur kombëtar të stërmadh, në një stadium të Kievit, për të shënuar Ditën e Unitetit, përballë kërcënimit për një pushtim nga rusia. Presidenti Ukrainas, Volodimir Zelenski, e shpalli 16 shkurtin, ditën kur shërbimet perëndimore të zbulimit thanë se mund të niste sulmi rus, Ditë të Unitetit dhe i kërkoi ukrainasve të shpalosnin flamujt kombëtar dhe të këndonin himnin e vendit.