Ndërsa rusia thotë se ka përfunduar një pjesë të stërvitjeve masive ushtarake të saj, që ndezën alarmin në të gjithë botën për një luftë të mundshme në skajet lindore të Evropës, Ukraina, që e pa veten nën kërcënimin e një pushtimi të ri, po tregon forcën e saj me stërvitje të reja ushtarake të cilat i ka vendosur në Rivne, afër kufirit me Bjellorusinë.