Ukraina ka kërkuar një takim me Rusinë dhe anëtarët e tjerë të grupit evropian të sigurisë për përshkallëzimin e tensioneve në kufijtë e saj. Ministri i jashtëm, Dmytro Kuleba tha se rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar grumbullimin masiv të trupave. Ai tha se hapi i radhës ishte kërkimi i një takimi brenda 48 orësh për transparencë mbi planet e rusisë.